Rahovec: Dy meshkuj raportuan se persona të maskuar e me uniforma ushtarake kanë shtënë me armë drejt tyre
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Rahovec.
Sipas viktimave, dy persona kanë shtënë me armë zjarro në drejtim të tyre. Poashtu sipas tyre të dyshuarit ishin të maskuar dhe me uniforma ushtarake.
”Rahovec 30.10.2024 – 13:30. Dy meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se derisa ishin duke bartur dru, në drejtim të tyre kanë shtënë me armë dy persona të panjohur, të maskuar dhe të veshur me uniforma ushtarake. Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.