Ragon klubi i Gjilanit – Nuk pajtohen me vendimin e Komisionit të Garave, ja hapi i tyre i radhës

Ragon klubi i Gjilanit – Nuk pajtohen me vendimin e Komisionit të Garave, ja hapi i tyre i radhës

Ndeshja e javës së 27-të e zhvilluar në Gjilan me datën 03.04.2022, në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën 90+4, te rezultati 1 : 1, regjistrohet me rezultatin zyzrtar 3 : 0 në favor të  FC Ballkani nga Suhareka.

Kështu është vendimi i Komisionit të Garave, i marrë sot.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Enea Koliçi barazoi shifrat, kurse tifozët e Gjilanit u futën në fushë, me ç’rast e sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, duke e lënë pa ndjenja.

Pas këtij vendimi, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga SC Gjilani, të cilët njoftuan se do të parashtrojnë ankesë ndaj këtij vendimi.

“Ndeshja SC Gjilani – FC Ballkani regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3. Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja e suspenduar në minutën e katërt të lojës shtesë ndërmjet SC Gjilani dhe FC Ballkani të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3.Sport Club “Gjilani” pritet të parashtrojë ankesë ndaj këtij vendimi”, thuhej në njoftimin e ekipit gjilanas.

Shpërndaje në: