Radoniqi për dështimin e sistemit të KQZ-së: Kemi dyshime, çështja është në duar të Policisë e Prokurorisë
![Radoniqi për dështimin e sistemit të KQZ-së: Kemi dyshime, çështja është në duar të Policisë e Prokurorisë](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/radoniqi-500x300.jpg)
Kryetari i KQZ’së, Kreshnik Radoniqi, është pyetur nga gazetarët në lidhje me raportimet se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ’së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare.
Ai tha se kjo çështje tani është në duar të Prokurorisë dhe Policisë, teksa shtoi se i kanë disa dyshime për të cilat i kanë njoftuar organet e sigurisë.
Radoniqi shtoi se posa ta marrin një raport nga këto organe do ta bëjnë publik.
“Kjo cështje tash është në duart e Policisë dhe Prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne s’do të jepim asnjë informacion sepse nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato dyshime janë adresuar në polici, policia do ta japë raportin. Pasi që marrim përgjigje nga policia, ne do ta bëjmë publike”, tha ai.