Radio-teleskopi gjigant kollapson në Puerto Rico prej 120 metrash

Një radio-teleskop gjigant në Puerto Rico që ka luajtur rol tepër të madh në zbulimet astronomike për më shumë se gjysmë-shekulli ka kolapsuar ditën e sotme, kanë thënë zyrtarët.
Platforma marrëse e teleskopit me 900 ton ka rënë mbi pjesën e reflektorit më shumë se 120 metra.
Fondacioni Kombëtar i Shkencës Kombëtare Amerikane më herët ka njoftuar që Observatori Arecibo do të mbyllej, raporton The Guardian, përcjell Periskopi.
Kolapsi ka shokuar shumë shkencëtarë që janë mbështetur në punën e atij që deri tash ishte radio-teleskopi më i madh në botë.
“Është humbje e madhe,” tha Carmen Pantoja, astronomë dhe profesoreshë në Universitetin e Puerto Ricos. /Periskopi