Rabiot në dyshim për ndeshjen që Juventus e luan ndaj Chelseat
Adrien Rabiot pritet të jetë një nga mungesat e mëdha të Juventus për ndeshjen ndaj Chelsea.
Mesfushori francez raportohet se është në dyshim për këtë ndeshje, duke iu shtuar kështu listës së emrave si Alvaro Morata e Paulo Dybala, përcjell Periskopi.
Biankoneri luajnë në shtëpi kundër Chelsea, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Champions League.
Lojtari është stërvitur i veçuar nga grupi gjatë stërvitjes që skuadra e Maxi Allegri e zhvilloi mbrëmë.
Kështu, Allegri nuk e di akoma nëse lojtari do të jetë gati për t’i kontestuar londinezët ose jo.
Juve dhe Chelsea garojnë për pozitën e parë në grupin ku shihen si më favorite sesa dy skuadrat tjera. /Periskopi/