Qytetari bënë apel: Na ndihmoni – pleq, gra e fëmijë kanë ngecur tek plazhi i Durrësit, s’kemi çfarë të hamë
Këngëtarja shqiptare, Aurela Gaçe është mobilizuar me të madhe për t’u dalë në ndihmë personave të prekur nga tërmeti i sotëm i cili ka goditur Shqipërinë.
Ajo në llogaritë e saj në rrjetet sociale, si në “Instagram” po ashtu edhe në Facebook, vazhdimisht po publikon mesazhet e personave të ndryshëm të cilët po kërkojnë ndihmë.
Në njërin prej mesazheve një person ka lutur të gjithë që t’iu dalin në ndihmë duke iu servuar ushqim pasi që tregon se të moshuar, gra e fëmijë kanë ngecur të uritur e të etur tek plazhi i Durrësit.
Ky i fundit ka theksuar se lokalet ‘Fast Food’ të cilat gjenden afër, të gjitha po kërkojnë para për t’i ushqyer ndonëse tregon se nuk kanë asgjë në portofol.