Qytetarët i konsiderojnë të papërballueshme çmimet, me të ardhurat që kanë
Qytetarët e Mitrovicës ankohen pasi artikujt ushqimorë janë shtrenjtuar. Ata thonë se krahasuar me vitin e kaluar, sivjet çmimet për shumë familje janë të papërballueshme me të ardhurat që kanë.
Ngritja e çmimeve në shumë produkte ushqimore po vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët e Mitrovicës.
Ata vlerësojnë se këto çmime janë të larta, madje për disa të papërballueshme, krahasuar me të ardhurat mujore.
“5, 7, 10 euro fiks 10 euro. Për standardin tonë janë shumë shtrenjtë, me këto rroga, me këto pensione”, u shpreh një qytetar.
Këto janë produkte të nevojshme, skem qare pa i ble këto. Për standarin tonë janë shumë të larta, po krahasohen me shtetet evropiane. Kush po vijnë nga perendimi po thonë që çmimet si këtu si atje. E ku janë të ardhunat tona ku janë të atyre”, tha një qytetare.
“Fatkeqsisht shumica e qytetarëve janë nën nivelin mesatar të standardit kështu që shportën mujore nuk mund ta përcjellin me të ardhurat që i marin”, deklaroi një qytetar tjetër.
Por për ata që i prodhojnë e i shesin këto produkte, çmimet janë të arsyeshme.
“Për një pjesë të popullit janë të larta se s’kanë të ardhura kërkah, e një pjesë që i lë 5 hektarë tokë në katund e del në 60 metra katror me jetu, atij duhet me ja bë dyfish. Duket kollaj kjo, po duhet krejt verën me e pritë këta e me nxjerr në shitje, do punë goxha shumë, do mund goxha shumë. P.sh, 70 cent për kg të lakrës s’mund të fitosh kurrgjë. E ne e kem pritë 3 muaj lakrën me u bë në këtë peshë”, tha një prodhues.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës çmimet e konsumit janë më të larta për 0,2 për qind në muajin shtator të vitit 2024 krahasuar me muajin shtator të vitit 2023./RTK