Quni: Kurti po tenton ta dobësojë LDK-në, që të fitojë VV-ja në zgjedhje
Kryeministri, Albin Kurti, përmes disa skenarëve dhe përpjekjeve të tij po tenton që ta dobësojë Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kështu partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, të dal fituese në zgjedhje.
Kështu ka pohuar deputeti i LDK-së, Anton Quni, i cili e sheh si skenar dashakeq të Kurtit thirrjen e opozitës në darkë – ku vetëm PDK-ja iu përgjigj pozitivisht.
“Nëse ne jemi në vazhdën e përpjekjeve të tij që me skenarin tij, që ne si LDK t’i përshtatmi, ato këto bëhen me qëllim që ai me përfitu, dhe LDK-në sa më shumë me dobësu para zgjedhjeve dhe me i kriju parakushte që partia e tij të dalë fituese. Ai ka qenë i bindur që të gjithë do t’i përgjigjen pozitivisht dhe, me paraqit këtë përgjigje si përpjekje e përbashkët e opozitës ndaj Qeverisë së tij, edhe thjesht me nxit emocione siç i ka nxitur në të kaluarën”, ka thënë Quni në “FIVE” të Dukagjinit.