Quni: Arratisjet e fundit do të duhej t’i alarmonin të gjitha institucionet, këto raste tregojnë që ka brishtësi në këtë sistem

Quni: Arratisjet e fundit do të duhej t’i alarmonin të gjitha institucionet, këto raste tregojnë që ka brishtësi në këtë sistem

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni, thotë se arratisjet e fundit që po ndodhin në vendin tonë janë raste të cilat do të duhej t’i alarmonin të gjitha institucionet.

Quni tha se këto raste tregojnë që në këtë sistem ka brishtësi, ku shton se duhet të rishikohet i gjithë koncepti, si ambientet fizike ashtu edhe personeli të cilët merren me sigurinë e të dënuarve.

“Janë raste të cilat do duhej me i alarmu të gjitha institucionet, të gjithë përgjegjesit që duhet ta rishikojnë në tërsi sistemin dhe konceptin e atyre ambienteve, personelit të cilët merren me sigurinë e atyre që vuajnë ndonjë dënim. Këto rastet e fundit tregojnë që në këtë sistem ka brishtësi, duhet të rishikohet komplet koncepti, edhe tek ambientet fizike, personeli, procedurat standarte. Ku janë shumë akterë të kyçur në këtë proces të cilët do duhej të siguronin që ata që janë në vuajtje të dënimeve mos ta kenë mundësinë që të jenë të lirë dhe të vazhdojnë me natyrën e tyre nga e kaluara”, tha Quni për GazetaBlic.

ShKK të premten në mbrëmje ka konfirmuar edhe një ikje tjetër nga burgu, por nuk ka dhënë detaje të tjera, gjashtë ditë pasi një tjetër i burgosur, Faton Hajrizi, u arratis nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë të Vushtrrisë.

Në arrati ndodhen edhe Enver Sekiraqa, i dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, dhe Marko Roshiq, i dënuar për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.Atyre u ishte zëvendësuar masa e sigurisë nga mbrojtja në liri në paraburgim por nuk kanë arritur të kapen nga organet e sigurisë.

Shpërndaje në: