Qumili mbush 59 vjet
Sevdaiu lindi në Gjakovë më 26 shkurt 1958. Roli më i njohur i tij është Qumili por ai ka luajtur edhe dhjetëra role të tjera të cilat i bënë shqiptarët të qeshin për vite të tëra.
Skeqet e para në estradë i kishte punuar në vitin 1973, për t’u popullarizuar në mesin e viteve 1980-të me Qumilin e paharruar dhe me dyshen tjetër, Lecin (Ibrahim Krajkovën), tashmë i ndjerë, dhe Cimën (Rasim Thaçin), që së bashku quheshin “Treshi Përsheshi”.
Sevdai Radogoshi mëngjesin e sotëm ka uruar veten në një formë komike, duke i fryrë një qiriu mbi pogaçen e famshme me suxhuk të Gjakovës, apo samun.