Qumështorja Vita – më e madhja në rajon!
Tryeza familjare është vendi që mbledh kujtimet më të çmuara, këto kujtime nuk do të ishin të përmbushura pa një mëngjes, drekë dhe darkë të bollshme.
Çdo mëngjes, drekë dhe darkë shijon më ndryshe kur shoqërohet me produktet e qumështit 100% vendor, Vita.
Qumështorja Vita, më e madhja në rajon, një familje gjigante, me 1500 fermerë që bëjnë më të mirën e tyre për të sjellë produkte të freskëta në secilën tryezë.
Në fabrikën Vita çdo proces është detajisht i menduar falë teknologjisë së lartë që nga mbledhja deri tek paketimi i produkteve. Një rëndësi mjaft e veçantë i kushtohet higjienës dhe cilësisë së produkteve të cilat as nuk preken nga dora e njeriut.
Për ta ruajtur cilësinë dhe freskinë e produkteve Vita përdoret teknologjia më e avansuar si Tetra Pak nga Suedia, Primodon nga Danimarka, Alfa Laval nga Suedia dhe Trepko nga Polonia.
Ndërsa përkushtimi në punë i ka sjellë produkteve Vita shumë standarde si Hallall Food Certified, Food Safety System Certification dhe IFS Food nga Tuvnord GMBH.
Fabrika Vita posedon laboratorët më cilësorë ku aty bëhen analizat e detajuara të qumështit të freskët me ndihmën e makinerisë së prodhuesve më të mirë në botë si Foss nga Danimarka, Sartorius nga Gjermania dhe Charm Sciences Inc.
Andaj Vita ka një mision, që çdo ditë të përmbush tryezën e qindra familjeve me produktet e freskëta të qumështit, sepse në fund të ditës mbahet mend një moment i veçantë dhe ushqimi i shijshëm.