Qumështi i lopës mbron nga diabeti
Një gotë qumësht në ditë mund të mbrojë fëmijët me mbipeshë nga zhvillimi i diabetit, tregon një studim i ri. Qumështi i lopës përmban lëndë ushqyese që ulin insulinën, hormoni që kontrollon glukozën, midis shujtave, tregoi studimi.
Kjo zvogëlon rrezikun e ‘sindromës metabolike’ – një grumbull i çrregullimeve që përfshijnë presionin e lartë të gjakut, sheqerin e lartë të gjakut dhe yndyrat, belin e tepërt dhe ul kolesterolin ‘e mirë’. Nëse dikush ka nga këto tri elemente, atëherë kjo mund të çojë në diabet, sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Ekipi zbuloi se fëmijët me mbipeshë, të cilët kishin pirë të paktën dy gjysmë gota me qumësht të lopës, ishin më pak të prirë për diabetin e tipit 2 – forma e lidhur me mbipeshën. Një në tre fëmijë amerikanë janë me mbipeshë, e cila është ekuivalente me rreth 24 milionë.
Në Britaninë e Madhe, katër në 10 fëmijë të moshës 5-19 vjeç janë me mbipeshë, që arrijnë në më shumë se 4.5 milionë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka përshkruar mbipeshën si një “krizë” në shëndetin e fëmijëve që çon në sëmundje të zemrës, kancer dhe diabet.