Qumështarët vijnë me paralajmërim, qeveria Kurti në heshtje: Të ndalohet shtrenjtimi i energjisë ose do të rrisim çmimet

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërhyjë dhe të ndalohet shtrenjtimi i energjisë elektrike.
Shoqata ka thënë se shtrenjtimi do ta dëmtojë rëndë sektorin e prodhimit të qumështit.
Përfaqësuesit e shoqatës kanë thënë se po përballen me kosto të larta për ambalazh, pagat e punëtorëve dhe shpenzime tjera operative, raporton Periskopi.
Nga prilli pritet të ketë shtrenjtim të rrymës për 15 për qind.
Propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike në Kosovë (ZRRE) për shtrenjtimin e çmimit të rrymës për 15 për qind nga muaji prill, ka ngjallur reagime të shumta.
““Me gjithë sakrificat e bëra deri tani për të ruajtur një paqe sociale për konsumatorët në Kosovë, nëse çmimi i energjisë rritet, do të detyrohemi të veprojmë. Shpresojmë në mirëkuptimin e klientëve tanë,” thuhet në reagimin e Shoqatës. ” thuhet në reagimin e Shoqatës. “Industria e qumështit në Kosovë ka qenë ndër sektorët më të goditur nga rritja e kostove të prodhimit dhe kërkon nga institucionet që të parandalojnë ndikimin e mëtejshëm të shtrenjtimit të energjisë në zinxhirin e furnizimit me produkte bazike ushqimore”.