Quhet ‘dieta e barkut të sheshtë’ dhe është sekreti i njerëzve që duken ‘fibër’

Quhet ‘dieta e barkut të sheshtë’ dhe është sekreti i njerëzve që duken ‘fibër’

Dieta e barkut të sheshtë—emri i thotë të gjitha. Nëse dëshironi të keni një bark të sheshtë pa bërë muskuj barku në palestër, atëherë mund të provoni këtë dietë.

Nëse dietat e tjera për humbje peshe ju kërkojnë të qëndroni larg yndyrave, dieta e barkut të sheshtë ju inkurajon të shtoni yndyra në çdo vakt.Kjo është diçka e mirë sepse yndyrat i bëjnë vaktet më të shijshme dhe më të këndshme.

Por kjo nuk do të thotë që ju të drejtoheni në ‘Fast Food-in’ më të afërt. Është e rëndësishme të thekoshet se kjo dietë parashikon përdorimin e yndyrave të shëndetshme.

Në fakt, ka yndyra të këqija dhe yndyra të mira. Yndyrat e këqija shkaktojnë shtim të peshës dhe na predispozojnë ndaj sëmundjeve të zemrës, ndërsa ato të mirat  promovojnë një peshë të shëndetshme  dhe një mirëqenie të përgjithshme.

Nëse jeni të familjarizuar me dietën mesdhetare, atëherë dieta me bark të sheshtë nuk do të jetë e vështirë për ju, pasi është shumë e ngjashme me të. Parashikon sa më shumë fruta dhe perime, mish të bardhë dhe yndyra të shëndetshme.

Fruta të thata, vaj ulliri, peshk me yndyrë—këto janë disa nga burimet kryesore të yndyrave të shëndetshme. Ndjekja e kësaj diete ju kërkon të përdorni yndyrna të shëndetshme në çdo vakt për një bark të sheshtë në 32 ditë.

Pra, dieta e barkut të sheshtë shtrihet në 32 ditë. Dhe pas mbajtjes së kësaj diete, ju garantohet se do të humbni deri në 3 kg.

Në dallim nga dietat e tjera për humbje peshe, dieta e barkut të sheshtë ju inkurajon të hani më shumë se zakonisht—duhet të konsumoni një vakt çdo 4 orë.

Pra, të ndiqni dietën e barkut të sheshtë nuk ju bën të ndiheni të privuar, pasi do t’ju duhet të konsumoni 4 vakte në ditë. Sidoqoftë, ka diçka shumë të rëndësishme në lidhje me dietën e barkut të sheshtë që duhet ta mbani mend gjithmonë: çdo ditë, nuk duhet të tejkaloni sasinë e rekomanduar të kalorive.

Dieta e barkut të sheshtë është e ndarë në dy faza: faza e parë zgjat katër ditë, kurse faza e dytë zgjat 28 ditë. Gjatë fazës së parë, marrja ditore e kalorive duhet të kufizohet në 1200. Gjithashtu, duhet të shmangni gjithçka që përmban sasi të larta kripe dhe karbohidratesh. Ushqimet e përpunuara dhe ushqimet që shkaktojnë gazra duhen eliminuar totalisht. Qëllimi i fazës së parë të dietës së barkut të sheshtë është të eliminoni fryrje sa më shpejt.

Frutat, perimet (përveç atyre që mund t’ju shkaktojnë gazra), pula (të cilës duhet t’ia hiqni lëkurën) dhe llojet e yndyrshme të peshkut janë të rekomanduara gjatë fazës së parë. Sigurisht që shtimi i yndyrave të shëndetshme është shumë i lejuar.

Pas katër ditësh, fillon faza e dytë. Kjo lejon rritjen e kalorive nga 1200 deri në 1600. Ushqimet që duhet të hani gjatë fazës së dytë të dietës së barkut të sheshtë janë të njëjta me ato që ju lejohen gjatë fazës së parë.

Të gjithë e dimë që  ekziston një kombinim shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për humbjen e peshës: ushqyerje e shëndetshme dhe ushtrime të rregullta. Dieta e barkut të sheshtë kërkon që ju të hani shëndetshëm dhe jo të ushtroheni rregullisht. Por megjithatë, stërvitja ndihmon në dobësimin më të shpejtë të zonës së barkut.

Nuk është sekret tashmë që dieta mesdhetare konsiderohet nga mjekët si një nga dietat më të shëndetshme të planetit. Meqenëse dieta e barkut të sheshtë është shumë e ngjashme me të, jo vetëm që siguron një bel të hollë, por edhe një larmishmëri ushqimesh.

Shpërndaje në: