Qosja: Në bisedime me Serbinë të mos mohohet UÇK’ja, siç bënte Rugova dikur

Periskopi.com Lajme

Akademiku kosovar, Rexhep Qosja, zhvillimet e fundit politike mes Kosovës e Serbisë i ka quajtur ‘dramë teatrore e politike’, raporton Periskopi.

Qosja ka shkruar se ka kohë që mes Prishtinës e Beogradit ka kohë që po bëhen bisedime zyrtare, politike e diplomatike shtetërore. Sipas tij, vetëm duke i quajtur këto bisedime shtetërore, e jo dialog arrihet të ruhet dinjiteti shtetëror i Kosovës.

Në anën tjetër, ai ka kërkuar që në këto bisedime të mos mohohet UÇK’ja, gjë që sipas tij dikur e ka bërë presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova.

Lexoni të plotë publikimin e tij në rrjetin social Facebook:

Në dramën e sotme teatrore e politike mes Prishtinës e Beogradit politikanët dhe intelektualët e Kosovës dy gjëra më në fund do të duhej t’i kishin të qarta:

E para, mes Prishtinës e Beogradit nuk bëhet dialog: dialogu bëhet mes dy vetëve apo grupeve për punë të ndryshme, kur e kur serioze e kur e kur joserioze. Mes Prishtinës e Beogradit ka kohë që po bëhen e do të bëhen bisedime zyrtare, politike dhe diplomatike shtetërore. Vetëm duke i quajtur këto bisedime shtetërore e jo dialog ne e ruajmë dinjitetin shtetëror të Kosovës.

E dyta, në pazarin e sotëm të bisedimeve zyrtare, politike e diplomatike shtetërore mes Prishtinës e Beogradit nuk dilet me deklarimet politike nënshtruese, mohuese ndaj luftes së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, që ishin përmbajtje e mendimeve të Kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe argatit të tij Nexhat Daci. Historia mund të falsifikohet siç po faksifikohet sot nën dhunën e terrorin politik të oligarkëve politikë e të partive e çdrejtuesve te tyre, por s’mund te falsifikohet përgjithmonë.

Shpërndaje në: