Qorrolli e quan ‘turp i ri’ rritjen e pagës minimale në 350 euro

Qorrolli e quan ‘turp i ri’ rritjen e pagës minimale në 350 euro

Qeveria e Kosovës të mërkurën ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto.

E për këtë, ekonomisti, Adem Qorrolli deklaroi se është “turp i ri” rritja e pagës minimale nga ana e Qeverisë. Qorrolli shtoi se kjo nuk është risi nga ana e qeverisë aktuale dhe që ngjason me ato të kaluara për rritje pagash afër zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Ai shtoi se në fund të mandatit të Qeverisë priten edhe rritje të pensioneve por edhe rritja e koeficientit të pagës.

“Kjo është paga kundrejt inflacionit dhe sulmeve të tjera ekonomike, por mos ta quaj proklamim por është një “turp i ri” ta rrit pagën minimale në 350 euro. Kjo është një hapje drejt kornizës buxhetore të re, qeveria sikurse të kaluarat, afër zgjedhjeve kemi risi në shtresa tatimore, priten edhe rritja e pensioneve, edhe rritja e koeficientit të pagës. Si pjesë e marketingut qeveritar. Në fund të mandatit qeveritar, si ekspert apo shkencore, diçka e arritur dhe diçka me kauza të zhvilluara ekonomike. Sepse zhvillimi ekonomik konsiderohet si di#ka e çmueshme dhe diçka ku na japin të dhëna nga BQK-ja dhe prej Entit të Statistikave ku jemi me 3.8% dhe jemi me inflacion të vitit 2013, me 16% e sot me 7-8%”, vijoi Qorrolli.

Qorrolli tha në “Rreth e Rrotull” rritja e pagës minimale është diçka e mirë, pasi që ka ndodhur për herë të parë dhe nuk ka pasur deri më tani rritje të tilla. Teksa ka shtuar se Kosova qëndron larg statistikave për pagën minimale nga vendet e Ballkanit.

“Rritja e pagës minimale është diçka e mirë, sepse nuk kemi pasur deri më tani. Dhe ta kesh një pagë prej 250 euro konsiderohesh me vendet thuajse të luftës, të pazhvilluar dhe vende ku nuk ka demokraci as ekonomi. Ne po iu afrohemi Bosnje e Hercegovinës, me 380 euro paga minimale, ku konsiderohen si dy shtete në një, dhe ka demokraci.

Jemi larg nga më të mirët nga vendet e Ballkanit, ku paga minimale në Maqedoninë e Veriut 582 euro, Mali i Zi 533, dhe Bosnja 385 euro. Kemi edhe shtetin e Serbisë ku paga minimale është 544 euro”, vijoi Qorrolli.

Nga shtatori të punësuarit në Kosovë do të paguajnë më pak tatim, Qorrolli tha se nuk është rritje pagash por kursim i tatimit.

“Një befasi për të ardhurat të tatueshme mujore dhe vjetore, si dhe ndryshimi i vetëm ka qenë eliminimi i shkallës tatimore me 4. Realisht është quajtur si rritje e pagash, në ekonomi nuk quhet rritje pagash por janë kursime nga tatimet që nga i punësuari në Kosovë nuk i tatimohen 6.80 por i mbeten, i kursehen ato nga paga finale e tij. Po të quhej rritje ekonomike, atëherë do të ketë diferencë page”, deklaroi Qorrolli.

Shpërndaje në: