Qindra fëmijë në Britani bëhen për spital shkaku i “vape”
Krerët e shëndetësisë kanë kritikuar kompanitë që shesin “vape” me aroma festive për fëmijët, pasi zbuluan se 170 fëmijë janë hospitalizuar për shkak të “vape”
Më shumë se një fëmijë në javë tani pranohet në spital me dëmtime të lidhura me “vape”, me një rritje pesëfish gjatë pesë viteve të fundit.
Zyrtarët shëndetësorë thanë se aromat si “mince pie”, karamele, ëmbëlsira të Krishtlindjeve dhe biskota xhenxhefili janë “tërheqëse për grupmoshat e reja”, por “nuk ka asgjë të gëzueshme apo argëtuese” për efektet serioze që vape mund të ketë mbi shëndetin e tyre.
Është e paligjshme të shiten vape për të miturit nën 18 vjeç, por NHS England ka zbuluar se dyqanet online “po ofrojnë oferta festive dhe aroma të Krishtlindjeve” që mund të blihen me “kontrolle minimale ose aspak”.
“Fakti që më shumë se 30 fëmijë dhe të rinj janë pranuar në spital gjatë shtatë muajve të fundit për gjendje të lidhura me vape, si vështirësitë në frymëmarrje dhe dëmtimet potenciale të mushkërive, është thjesht alarmant”, tha profesori Sir Stephen Powis, drejtori kombëtar mjekësor në NHS England – transmeton GazetaExpress.
“Vape me aroma si ëmbëlsira të Krishtlindjeve, karamele, mince pie apo xhenxhefil, mund të jenë tërheqës për grupmoshat e reja, por nuk ka asgjë argëtuese për efektet serioze që mund të kenë në shëndetin e tyre”.
Nga marsi deri në tetor të këtij viti, 31 fëmijë u pranuan në spital për dëmtime të lidhura me vape, një mesatare prej 4.42 rastesh në muaj. Kjo është një rritje nga 11 raste gjatë gjithë vitit 2020/21.
Vape në mesin e të rinjve është më shumë se i dyfishuar në katër vitet e fundit, me një në katër 11 deri 15-vjeçarë që kanë provuar vape në vitin 2023.
Qeveria britanike ka në plan të ndalojë vape brenda hapësirave publike, të kufizojë paketimet tërheqëse dhe aromat frutore, dhe të kërkojë licenca për shitjen e vapave dhe duhanit. Shitësit që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba deri në 2,500 funte.
Profesor Chris Whitty, Mjeku Kryesor për Anglinë, e ka përshkruar rritjen e numrit të fëmijëve që përdorin vape si një “shqetësim madhor”. Ai ka deklaruar se marketingu i vapave për fëmijët është “plotësisht i papranueshëm”.
“Vape janë një mjet i vlefshëm për ndërprerjen e duhanit dhe më pak të dëmshëm se pirja e tij, por, siç tregon ky raport, ata nuk janë pa rreziqe. Është jetike që qeveria të vazhdojë të trajtojë duhanin, ndërsa zhvillon rregullore të përgjegjshme për vapat”, tha Caroline Cerny nga organizata Action on Smoking and Health.