Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen e veprimtarit Enver Hadri

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është vendosur që të shpërndahen 100 mijë euro për familjen e veprimtarit Enver Hadri si ndihmë për procedura gjyqësore.
Theksojmë se ditën e djeshme Gjykata Penale e Brukselit ka nisur procedurat për rishqyrtimin e rastit të Veselin Vukotiqit dhe Andria Drashkoviqit, të cilët akuzohen si dy nga katër autorët e vrasjes së aktivistit nga Kosova, Enver Hadri.
Hadri u vra me plumb në kokë më 25 shkurt të vitit 1990 në Saint-Gilles të Belgjikës teksa ishte duke pritur në semafor me veturë.
Hadri kishte me vete listën e 32 shqiptarëve të vrarë në Kosovë nga Serbia të cilën do t’ia dorëzonte të nesërmen Komisionit të të Drejtave të Njeriut në Parlamentin Evropian.