Qeveria ia ndërpret tubimin Mozzikut, këngëtari fajëson mediat
Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, sot ka mbajtur turne nëpër qytetet e Kosovës për shpërndarjen e albumit të tij.
Për tubimet me shumë persona, që gjithashtu nuk respektonin masat kundër pandemisë, ka reaguar edhe Qeveria e Kosovës.
Gjatë këtij aktiviteti gjithnjë ka qenë prezente Policia e Kosovës, e cila nuk ka ndërhyrë për asnjë moment për shpërndarjen e turmës. Por, pasi kjo ngjarje u bë edhe mediale u dha urdhri nga Qeveria e Kosovës për anulimin e këtij turneu.
Lajmin për anulimin e turneut e ka dhënë vetë reperi në llogarinë e tij në Instagram. Sipas Mozzik gjithçka ishte në rregull dhe pa skandale.