Qeveria e Kosovës sot mban mbledhje, rendi i ditës me 30 pika
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do t’i mbledh ministrat.
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës nis nga ora 10:00.
Në rendin e ditës do të diskutohen shumë Projektligje dhe propozime, në një agjendë prej 30 pikash.
Ndër pikat më të rëndësishme do të jenë Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga shteti.
Do të shqyrtohet edhe Projektligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës dhe ai për Inspktoratin e Arsimit.