Qeveria e Asfalltit: Egjipti ndërton dy autostrada kah Piramidave, frikë se do të dëmtohen

Qeveria e Asfalltit: Egjipti ndërton dy autostrada kah Piramidave, frikë se do të dëmtohen

Egjipti po ndërton dy autostrada përgjatë platosë së piramidave jashtë Kairos, duke e gjallëruar dhe zgjeruar projektin që ishte suspenduar në vitet ’90 pas presionit të madh ndërkombëtar.

Piramidat e Mëdha, destinacioni kryesor për turistët në Egjipt, janë të mbijetuarat e vetme të shtatë mrekullive të botës antike dhe platoja është nën mbrojtjen e Unescos.

Autostradat janë pjesë e shtytjes infrastrukturore, projekt që po mbrohet nga presidenti Abdel Fatah al-Sisi, i cili po ndërton një kryeqytet të ri për të ulur presionin e popullësisë në Kairo, që strehon gati 20 milionë njerëz.

Autostrada veriore do të kalojë nëpër shkretëtirë 1,6 milje në jug të Piramidave të Mëdha. Autostrada jugore do të kalojë mes Piramidës së Saqqaras – piramida më e vjetër – dhe zonës Dahshur, ku ndodhet Piramida Bent dhe ajo Red, shkruan Guardian, përkthen Periskopi.

Secila prej autostradave pritet të jetë me 8 korsi gjerësi. Ndërtimi i tyre filloi rreth një vit e gjysmë më parë.

Kritikët thonë se ky ndërtim mund të shkaktojë dëmtime tepër të mëdha te një prej vendeve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore botërore. /Periskopi

Shpërndaje në: