Qeveria Britanike shpalos planin kundër Koronavirusit: Pleqtë katër muaj vetë-ngujim

Qeveria Britanike shpalos planin kundër Koronavirusit: Pleqtë katër muaj vetë-ngujim

Njerëzve mbi moshën 70 vjeçare së shpejti do t’iu kërkohet që të vetë-izolojnë veten për një periudhë deri në katër muaj që të mbrojnë veten nga rreziku i marrjes së koronavirusit, ka thënë sekretari i shëndetësisë britanike, Matt Hancock.

Ai deklaroi se kjo do të ishte për të mirën dhe mbrojtjen e të moshuarve, dhe se plani do të shpallej, me detaje të tjera, kur do të vinte koha e dukur, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Masat që po duam të marrim janë shumë, shumë domethënëse dhe ato do të ndalin jetën e zakonshme të gati secilit njeri në vend në mënyrë që ta mposhtim virusin,” tha ai.

Hancocku po fliste në një intervistë në të cilin tha edhe se Boris Johnsoni të dielën do t’iu kërkonte prodhuesve që të prodhonin ventilatorë.

Ai e pranoi se kërkesa për të vjetrit që të rrinin nëpër shtëpitë e tyre nuk do të ishte aspak një gjë e lehtë. /Periskopi

Shpërndaje në: