Qeveria aprovon rritjen prej 20% të pensioneve për familjet e kategorive të dala nga lufta
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka marr vendim për rritjen prej 20 për qind të pensioneve të kategorive të dala nga lufta.
Për këtë pikë detaje ka dhënë ministri i Financave Hekuran Murati.
“Do të rriten pensionet familjare për familjet e dëshmorëve të UÇK-së, duke filluar nga familja që ka një dëshmorë rritja do të jetë 20 për qind, kurse ato që kanë më tepër rritja do të jetë edhe përtej 20 për qind, ngjashëm do të jetë edhe për pensionet familjare për familjet e të zhdukurve të UÇK-së, do të rritjen të gjitha pensionet invalidore për invalidët e UÇK-së … rritje prej 20 për qind do të kenë edhe pensionet familjare për invalidët e UÇK-së pas vdekjes së invalidit të UÇK-së”, ka theksuar Murati.