Qentë i njohin emocionet sipas shprehjes së fytyrës dhe intonacionit të zërit
Qentë, në bazë të shprehjes së fytyrës dhe intonacionit të zërit, njohin humorin tonë, gjë që është karakteristikë të cilën deri tash ua kanë përshkruar ekskluzivisht vetëm njerëzve
Kafshët janë në gjendje të njohin emocionet e kafshëve të tjera dhe të kuptojnë qëllimet e tyre, por vetëm brenda një dhe të njëjtës specie. Për të kuptuar ndjenjat e një lloji tjetër, truri duhet të jetë në gjendje të shndërrojë imazhet dhe tingujt që percepton në paraqitje mendore. Ai duhet të jetë në gjendje t’i vlerësojë, krahasojë, lidhë dhe kombinojë ato.
Për nevojat e hulumtimit, shkencëtarët e Universitetit britanik Linkoln dhe ata të Universitetit brazilian në Sao Paulo, i kanë vendosur 17 qen para fotografive të njerëzve me fytyra të buzëqeshura, duke i kombinuar me tingujt e zërave të hareshëm dhe të nevrikosur.
Qentë me sukses kanë lidhur zërin e hareshëm me fotografinë e personit të lumtur, si edhe zërin e hidhëruar me fytyrën e personit të mërrolur, gjë që tregon që qentë janë të aftë të analizojnë lidhjen midis dy ndjenjave dhe të konstatojnë lidhshmërinë e informacioneve.
Megjithatë, hulumtuesit theksojnë që ekziston dallimi i rëndësishëm midis reaksionit të mësuar, ndaj zërit të hidhëruar dhe dallimit të të dhënave të ndryshme, shkruan revista Biology Letters, përcjell Telegrafi.
“Studimi ynë tregon se qentë janë në gjendje të lidhin dy lloje informacionesh shqisore dhe të arrijnë një perceptim koherent të ndjenjave njerëzore. Kjo aftësi njohëse deri më tani është vërejtur vetëm te njerëzit”, tha Kun Guo nga Universiteti Lincoln.
Shumë pronarë qensh dëshmojnë se kafshët e tyre shtëpiake janë shumë të ndjeshme ndaj humorit të anëtarëve të familjes.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se ka një ndryshim domethënës midis një reagimi të mësuar, për shembull ndaj një zëri të zemëruar, dhe njohjes së të dhënave të ndryshme.
“Në këtë hulumtim qenve nuk u është dhënë mundësia që të njihen me subjektet e treguara në fotografi dhe me zërat e tyre. Kjo çon në përfundim që aftësia e kombinimit të shenjave emocionale e qenve është e lindur”, thotë Daniel Mills.
“Kjo mbase është rezultat i marrëdhënieve të veçanta të cilat i kanë qentë me njerëzit”, deklaron për AFP udhëheqësja e hulumtimit Natalia Albuquerque.