Qentë e Dua Lipës ‘flasin’ shqip në videon e re për Vogue

Qentë e Dua Lipës ‘flasin’ shqip në videon e re për Vogue

Dua Lipa krahas muzikës është mjaft e angazhuar edhe në projekte tjera.

Këngëtarja shqiptare së fundi ka realizuar një video për të paralajmëruar koleksionin e vjeshtë 2020 për “Vogue Magazinë”.

Revista e famshme botërore e modës, Vogue, ka bërë një mini-serial me Dua Lipën, ku ajo shihet duke e jetuar fantazinë e saj të pop yllit në koleksionet më të mira të veshjeve nga New York Fashion Week.

23 vjeçarja në video teksa ndërron veshje të ndryshme të stilit të viteve ’90, derisa ajo e përshkruan si video e ëndrrave të saj. Si përherë bukuroshja shqiptare u paraqit në formë të mirë dhe tejet atraktive.

Mirëpo, përveç bukurisë së saj dhe aftësisë për aktrim, ajo çka bie në sy në këtë video të postuar në Youtube është edhe momenti kur këngëtarja prishtinase ulet në tavolinë dhe dy qentë që e shoqërojnë fillojnë të “flasin” shqip.

“Më në fund ajo veshi Marc Jacobs”, “Nuk po më shikon më si më parë”, “Po më mahnitë Dua”, janë shprehjet që dëgjohen në gjuhën tonë në këtë video që në pak orë ka grumbulluar rreth 30 mijë klikime.

Këngëtarja e cila edhe pak javë sjell albumin e dytë me radhë në karrierë ‘Future Nostalgia”, ka udhëtuar drejt Australisë për të promovuar këngët e reja.

https://www.youtube.com/watch?v=aO_76YhBymM&feature=emb_title

Shpërndaje në: