Qëndroni në lëvizje, për ta ulur rrezikun e sulmit në zemër

Qëndroni në lëvizje, për ta ulur rrezikun e sulmit në zemër

Të qëndroni shumë ulur, sipas ekspertëve rritë rrezikun e sulmit në zemër dhe tru, për këtë arsye ata sugjerojnë që të jeni më aktiv për ta reduktuar këtë rrezik.

Gjetjet e hulumtimit kanë treguar se qëndrimi ulur, shton edhe rrezikun e prekjes nga diabeti, ndikon negativisht në përqëndrimin e insulinës dhe rrit rrezikun e vdekjes për shkaqe të tjera.

Qëndrimi ulur është i dëmshëm gjithashtu edhe për metabolizmin dhe zhvillimin fizik. Tek personat të cilët nuk janë aktiv, ekziston lodhje më e madhe dhe mungesë e përqëndrimit në punë apo studime, përcjell lajmi.net

Por pavarësisht kësaj, studiuesit kanë treguar se edhe njerëzit të cilët janë fizikisht aktiv, nëse qëndrojnë ulur për një kohë të gjatë, duke shikuar televizion apo duke punuar në kompjuter, është njëlloj e dëmshme.

Në vend të qëndrimit ulur, duhet të bëhen lëvizje të thjeshta të cilat duken jo të rëndësishme, por në fakt kanë një rol shumë të madh në shëndetin e përgjithshëm.

Sipas, American Heart Association, 150 minuta ushtrime të moderuara apo 75 minuta ushtrime intensive në javë, janë të rekomanduara për të shmangur rreziqet shëndetësore.

Megjithatë, ushtrimet është më mirë të moderuara, sesa intensive, për shkak se duhet të sigurohet një aktivitet i qëndrueshëm fizik.

Shpërndaje në: