Qëndroni larg sheqerit

Sheqeri i kallam sheqerit dhe sheqeri i panxharit, janë të njëjtë. Ndryshimi ndërmjet të dyjave është se njëri është në ngjyrë kaf ndërsa ëmbëlsuesi më i përdorur sot është sheqeri i bardhë i zakonshëm dhe gjendet kudo tek uji tonik, biskotat, buka etj.
Sipas shkencëtarëve, sheqeri është një nga ushqimet më të dëmshme për shëndetin e njeriut. Nga konsumimi i sheqerit, sipas atsh, krijohen probleme shëndetësore si shtim i stresit, përshpejtim i procesit të plakjes, shkaktim në prishjen e dhëmbëve nga pikëpamja estetike dhe shëndetësore.
Konsumimi i tepërt i sheqerit është i lidhur me prodhimin e kancerit. Studimet kanë treguar se konsumi i tepërt i sheqerit ndikon negativisht në normat e mbijetesës tek pacientët me kancer në gji dhe në zorrën e trashë.
Për një jetë sa më të shëndetshme pa sheqer
-evitoni konsumin e shpeshtë të ëmbëlsirave
-konsumoni lëngje që nuk kanë sheqer ose përmbajtje të lartë të sheqerit
-kontrolloni ambalazhin e produkteve. Sigurohuni të mos përmbajnë fruktozë, glukozë etj.
-preferoni ëmbëlsirat e përgatitura në shtëpi.