Qëndroi 40 vjet në pluhur, sot shitet me një çmim marramendës

Qëndroi 40 vjet në pluhur, sot shitet me një çmim marramendës

Old-timer në gjendje origjinale Ferrari 365 GTB/4 ka parë dritën pas më shumë se 40 vjetësh sa kishte qëndruar i braktisur në një garazh.

Sot ai do t’i sjellë pronarit të tij një fitim të madh. Në periudhën prej vitit 1969 deri 1973 janë prodhuar 1 mijë e 200 njësi të modelit Ferrari 365 GTB/4.

Prej këtij numri vetëm pesë automjete ishin prodhuar me karroceri të lehtë për gara në Dayton dhe vetëm njëri prej tyre mundi të vozitej në rrugët publike – Ferrari 365 GTB/4, i cili me dekada mblodhi pluhurin në një garazh.

Mjeti është në gjendje origjinale, gjë të cilën koleksionuesit e vlerësojnë shumë tek old-timer. Ai ka kaluar vetëm 36.390 km, gjë e cila do të ndikojë në ngritjen e çmimit.

Vlerësohet se në ankandin e ardhshëm pronari i ri do të paguajë ndërmjet 1,65 deri 2 milionë dollarë, ndërsa pas restaurimit të veturës, vlera e saj më vonë do të rritet dukshëm.

Shpërndaje në: