“Qëndro profesionist” – Momenti kur Joshua çartet dhe tenton ta sulmojë një fans
Anthony Joshua pati një grindje të ashpër në prapaskenë me një tifoz pas humbjes së tij ndaj Oleksandr Usyk.
Pasi u njoftua vendimi për fituesin, AJ pati një zemërim në ring, pasi hodhi rripat e yllit ukrainas në tokë përpara se të dilte i frustruar.
Ylli britanik i boksit më pas vendosi të kthehej në arenë për të marrë mikrofonin dhe për të mbajtur një fjalim të çuditshëm para audiencës.
Tension pati edhe në prapaskenë kur 32-vjeçari u nis drejt dhomës së zhveshjes.
Joshua fillimisht ishte në një humor të gëzuar teksa ishte duke buzëqeshur dhe duke biseduar me anëtarët e ekipit të tij.
Por humori u ndërrua shpejt pasi një kalimtar u dëgjua duke i bërtitur atij që të “mbahu si profesionist”.
Joshua tha: “Me kë po flet? Me kë po flet? Je i çmendur?”
Sigurimi ndërhyri teksa e mbajti dhe e çoi në dhomën e zhveshjes.