Qëndrimi në shtëpi: Ekspertët shëndetësor të shqetësuar me atë që mund të ndodhë nëse njerëzit nuk marrin vitamin D

Qëndrimi në shtëpi: Ekspertët shëndetësor të shqetësuar me atë që mund të ndodhë nëse njerëzit nuk marrin vitamin D

Ekspertët e Shëndetit Publik në Angli po rekomandojnë njerëzit që të marrin vitamin D në baza të përditshme përgjatë pranverës dhe verës ndërsa koronavirusi vijon t’i mbajë të mbyllur nëpër shtëpi.

Normalisht, shumica prej nesh marrim mjaftueshëm vitamin D thjesht duke qëndruar jashtë. Lëkura jonë e prodhon kur i ekspozohet diellit.

Vitamina e rrezeve të diellit, bashkë me të tjera, mund ta ndihmojë trupin që të qëndrojë i gatshëm për sëmundjet dhe infeksionet – të rëndësishme edhe gjatë pandemisë.

Por, pse na duhen ta marrim me shtesa në këtë kohë?

Banorët në Britani të Madhe tashmë janë këshilluar që të konsiderojnë marrjen e 10 mikrogramëve vitamin D në ditë gjatë muajve të dimrit (nga tetori e deri në mars), dhe përgjatë gjithë vitit nëse nuk kalojnë shumë kohë jashtë shtëpisë, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Ekspertët e shëndetit publik janë të shqetësuar se njerëzit po humbasin mundësinë që të marrin vitaminën gjatë pandemisë së koronavirusit pasi po këshillohen e urdhërohen që të rrinë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Ata rekomandojnë vitaminën D përgjatë vitit nëse:

-Nuk dilni shpesh jashtë

-Jetoni në një shtëpi azili

-zakonisht veshni rroba që e mbulojnë shumicën e lëkurës tuaj gjatë kohës sa jeni jashtë

Vitamina D është për eshtra, dhëmë dhe muskujt të shëndetshëm. Mungesa e vitaminës mund të çojë në sëmundje të deformimeve të eshtrave te fëmijët e te të rriturit.

Disa studime kanë gjetur se shmangia e rrezeve të diellit rrit lëndueshmërinë tonë edhe ndaj të ftohtit dhe gripit, megjithëse deri tash nuk ka ndonjë evidencë që vitamina D e forcon sistemin tonë imunitar. /Periskopi

Shpërndaje në: