Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregon cila rrugë është e pakalueshme për kamionët në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregon cila rrugë është e pakalueshme për kamionët në Kosovë

Rruga Pejë-Kullë është e pakalueshme për automjetet e rënda, e për automjetet e udhëtarëve pajisjet dimërore janë të domosdoshme.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar kjo rrugë është me akull, derisa rrugët e tjera janë me borë, por të kalueshme.

Policia e Kosovës ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugë me borë dhe me ngrica.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në njoftimin policor.

Shpërndaje në: