Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që Alidemaj të dënohet për gjenocid

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon që Alidemaj të dënohet për gjenocid

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka parashtruar ankesë publike për Departamentin për Krime Lufte dhe Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi të njëjtit thotë se kanë shkelur rëndë të drejtën e viktimave dhe të mbijetuarve të gjenocidit në fshatin Izbicë.

Ankesa ka adresë Këshillin Gjyqësor, atë Prokurorial të Kosovës, Zyrën e Prokurorit të Shtetit dhe Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Në ankesë thuhet se vendimi i Themelores në Prishtinë që aktakuza ndaj Muhamet Alidemajt, i cili është shpallur fajtor për krime lufte, të përpilohet si e tillë dhe jo si krime kundër njerëzimit, është veprim i papërgjegjshëm dhe joprofesional.

“Nuk e di se cilat janë motivet e vërteta, që e kanë shtyrë prokurorin e Departamentit të Krimeve të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ilir Morina, të përpilojë një aktakuzë të tillë, nëpërmjet së cilës aktet gjenocidale që kanë kryer forcat e armatosura serbe në Izbicë t’i degradojë në shkallën më të ulët të krimeve: në krime lufte! Mirëpo një veprim i tillë paraqet një papërgjegjësi profesionale të shkallës së rëndë, me pasoja të mëdha për ndriçimin e asaj që ka ndodhur në Kosovë dhe ngadhënjimin e drejtësisë”, thuhet në ankesë.

Sipas kësaj qendre, vendimi i Gjykatës e bën edhe më të rëndë këtë papërgjegjësi, “sepse krijon precedentin që mund të përdoret nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, madje as krime kundër njerëzimit, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte”.

Tutje u bëhet thirrje KGJK-së, Zyrës së Prokurorit të Shtetit dhe Gjykatës së Apelit që të ushtrojnë ndikimin e tyre në përputhje me kompetencat që kanë që të rikthejnë rastin e Muharrem Alidemajt për rigjykim dhe të kërkojnë rikualifikimin e veprës penale nga krime lufte në krim të gjenocidit, si kusht paraprak për të ngadhënjyer drejtësia dhe të vihet përpara përgjegjësisë individuale për pjesëmarrjen e tij në krimin e gjenocidit në fshatin Izbicë.

Prishtina e Përjetimeve – Përparim Rama koalicion me AAK, ‘tërmet’ në LDK

 

Shpërndaje në: