Qendra e votimit me kusht në Zubin Potok mbetet pa fletëvotime

Qendra e votimit me kusht në Zubin Potok ka mbetur pa fletëvotime për zgjedhjet e sotme parlamentare.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, koordinatori i Demokracisë në Veprim (DnV), Dushan Radakoviq.
Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58 për qind e qytetarëve.