Që nga ardhja e Pecit, emrat e përfituesve të granteve nuk publikohen në faqen e Ministrisë

Që nga ardhja e Pecit, emrat e përfituesve të granteve nuk publikohen në faqen e Ministrisë

Nepotizëm, keqpërdorime me pozita e buxhet të shtetit dhe shkelje të ligjit janë krejt këto që një ministër i Qeverisë Kurti arriti t’i realizoj gjatë mandatit. Pa dyshim fjala është për të përfolurin e dy javëve të fundit, Faton Pecin, shkruan Periskopi.

Enis Rrustemi, Periskopi

Ministrit të Bujqësisë, Faton Peci mes shumë skandaleve, dje iu publikua edhe kontrata se qysh ia kishte ndarë 100 mijë euro vëllaut të deputetës së VV-së, Fitore Pacolli.

Por, përveç vëllaut të Fitore Pacollit, nuk mund ta hedhim poshtë mundësinë se Faton Peci e ka shpërblyer edhe ndonjë “akraba” me grante.

Krejt kjo pasi Ministria e Bujqësisë, nuk i shfaq emrat e përfituesve të granteve, por i paraqet vetëm me një numër identifikues. Në këtë mënyrë, nuk dihet se kush janë ata që kanë fituar grantet. 

Me këtë praktikë, Peci ka shkelur ligjin Nr.08/L72, neni 17, pika 5.

Pra, sipas ligjit, ministria obligohet që kushdo që fiton grante, t’i publikohen informatat kryesore të  përfituesit të grantit.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dje publikoi një vegëz e cila të dërgon tek lista e përfituesit e granteve.

Periskopi në vazhdim ju sjell praktikën që sipas ligjit pushtetet e kaluara publikonin të dhënat e përfituesve të granteve deri në vitin 2019 dhe se si i publikon tash ministri Peci.

Deri në vitin 2019 përveç numrit identifikues të fermerit, publikohej Emri/Mbiemri i Përfituesit, emri i projektit, komuna, rajoni, vlerësimi, shuma e miratuar dhe vlera e përkrahjes publike.

 

Tani ministria e Bujqësisë nuk publikon emër e mbiemër të përfituesit, vetëm emrin e projektit dhe numrin identifikues.

Screenshot

Ndryshe, sot u publikua edhe vendimi që Faton Peci kishte refuzuar projektin e Fahrije Hotit, e cila kishte aplikuar me Kooperativën Bujqësore “Krusha” me projektin “Blerja e Linjave të Makinerve për Përpunimin dhe Konservimin e Perimeve”.

 

Shpërndaje në: