Qe çka thotë superkompjuteri për ndeshjen Kroaci – Shqipëri
Kroacia dhe Shqipëria shpresojnë që me një rezultat pozitiv të takimit të tyre, të rrisin shanset e tyre për t’u kualifikuar në fazën e eliminimit të Kampionatit Evropian.
Pasi të dyja kombëtaret mbetën pa pikë në ndeshjet e para në Euro (Kroaci – Spanjë 0:3, Shqipëri – Itali 1:2), duhet të kërkojnë një pikë ose tre, sot në Hamburg për një shans për t’u kualifikuar për fazën eliminatore të turneut.
Ndeshja fillon në orën 15:00.Superkompjuteri i Opti ka realizuar 10 mijë simulime para kësaj ndeshjeje për të vlerësuar shanset e Kroacisë dhe Shqipërisë në testin e sotëm. Nëse duhet besuar parashikimi, shanset e Kroacisë për të fituar janë të mëdha.
Vlerësimi i superkompjuterit të Opti thotë se Kroacia ka 62.9 për qind shanse për të fituar dhe Shqipëria vetëm 15.7 për qind. Që ndeshja do të përfundojë pa fitues është 21.3 për qind, pas 10 mijë simulimeve të ndeshjes së ardhshme.
Fitorja e Kroacisë – 62.9%
Fitorja e Shqipërisë – 15.7%
Barazim – 21.3%