”Qe 6 ditë pa rrymë, fatura 180 euro për 9 ditë nxehje”, Malisheva në terr
Gjeneratorë gjithandej.
Qyteti i Malishevës gumëzhin nga zhurma e tyre e krejt kjo shkaku i mungesës së energjisë elektrike që ka kapluar këtë komunë gati një muaj tashmë.
Protesta e 23 dhjetorit ishte dita kur malishevasët u mblodhën para dyerve të selisë së KEDS-it në Malishevë ngase reduktimet e rrymës u bënë te shpeshta dhe problematike, raporton Kiks Kosova.
Por as pas kësaj, asgjë nuk u rregullua dhe problemi vazhdon të jetë prezent.
Reduktimet e energjisë elektrike, po dëmtojnë rëndë një prej banorëve të një lagjes në Malishevë, i cili thotë që ndonëse rrymë më shumë nuk kanë pasur, prapëseprapë fatura e muajit nëntor ka qenë tej mase e fryrë.
Një tjetër banor i fshatit Marali të kësaj komune, thotë që në këtë situatë më e keqja është që shpeshherë rryma ndalet pa paralajmërim.