Që 4 vjet Kosova pa njohje: Kurti njofton për procesin e blerjes së objekteve të amabasadave në këto shtete

Që 4 vjet Kosova pa njohje: Kurti njofton për procesin e blerjes së objekteve të amabasadave në këto shtete

Kryeministri Albin Kurti sot ka mbledhur ministrat e tij, nga ku nisi fjalimin e tij duke folur për Procesin e Berlinit që ditë më parë shënoi 10 vjetorin, shkruan Periskopi.

Ani pse që 4 vite në qeverisje, Kosova nuk ka marr asnjë njohje, megjithatë Qeveria e Kosovës po vazhdon të blej objekte të amabasadave në vende të ndryshem.

Kurti gjatë mbledhjes tha se janë proces të blerjes së objekteve për siç thotë “shërbimin tonë diplomatik”.

“Dje përuruam objektin e ri të konsullatës tonë në Strasburg që tashmë është pronë e shteti dhe shtëpi e përhershme e Republikës tonë. Pra po vazhdojmë më blerejn e objektëve të ambasadave tona në shtete kyce për shërbimin tonë diplomatik. Pas blerjes së objektit të ambasadës  në ShBA, Mbretëri të Bahkuar, në Kroaci, Senegal dhe tash në Strasburg të Francës në proces të blerjes janë objektet e amabasadave në Itali, Turqi, Francë dhe Kanda”, tha Kurti gjatë mbledhje së Qeverisë.

Shpërndaje në: