“Qato me ferexhe janë si thes bërllogu, si majmuna”, “Ti po më dukesh si shtazë” – eskalon debati në studio mes mysafirëve
Një deklaratë skandaloze e ofenduese është lëshuar nga juristja, Zanë Mali teksa po debatonte me Avni Çakmakun.
Derisa po flitej për gratë e mbuluara, Mali nuk hezitoi që t’i ofendojë duke përdorur terminologji si thes bërllogu, mjamun ndërkohë i ka reaguar Çakmaku duke i thënë se edhe “ti po më dukesh si shtazë”.
“Qato që janë me ferexhe, ato janë si thes i bërllogut, si majmuna, s’doken si njerz hic”, ka thënë ajo në Klan Kosova.
“Ti po më dukesh si shtazë”, ishte komenti i Çakmaku, Malit.
“Ti nuk dallon prej arabëve”, ia ktheu ajo teksa shtoi se gruaja shqiptare nuk ka nevojë ta mbulojë fytyrën.