Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia

Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia

Rashit Qalaj nga PDK thotë se situata në komunat e veriut të vendit nuk është aspak e mirë derisa ngriti shqetësime se në atë zonë po hyjnë armë ilegale nga Serbia.

“Në vazhdimësi kemi thënë që situata e Sigurisë në Veri nuk është e mirë absolutisht nuk ka ndonjë ndryshim, meqenëse grupet kriminale dhe kriminelët atje punojnë vazhdimisht në mënyrë ilegale duke sjell armë. Dhe normalisht që ata janë të mbështetur nga strukturat legale të Serbisë duke filluar nga Presidenti e tutje”, shprehet Qalaj.

Sipas tij, gjetja e armëve kohëve të fundit në katër komunat veriore, tregon se AKI duhet të jetë më vigjilente pasi që Serbia po tenton ngritjen e tensioneve.

“Mendoj se institucionet tona të Sigurisë duhet të jenë në krye të detyrës në vazhdimësi që të monitorojnë situatën atje në mënyrë fizike poashtu edhe me informata inteligjente, po ashtu mendoj që edhe Agjencioni Kosovar i Inteligjencës duhet të jetë shumë më aktiv shumë më prezente, që të parandalohet hyrja ilegale e armëve dhe pajisjeve eksplozive në veri të vendit” , thotë ai në Tëvë1.

Shpërndaje në: