Qalaj: Shumica e pjesëtarëve të grupit terrorist që morën pjesë në Banjskë janë të lirë, kjo krijon rrezik për incidente të ngjashme

Qalaj: Shumica e pjesëtarëve të grupit terrorist që morën pjesë në Banjskë janë të lirë, kjo krijon rrezik për incidente të ngjashme

Në lidhjen me postimin e ministrit Maqedonci për një ri-përsëritje të rastit të Banjskës është deklaruar Rashit Qalaj ish drejtor i Policisë së Kosovës ,i cili theksoi se shumica e pjesëtarëve të grupeve terroriste që morën pjesë në incidentin e Banjskës janë ende të lirë, duke krijuar kështu një rrezik të vazhdueshëm për incidente të ngjashme.

“Duke pasur parasysh se numri më i madh i pjesëtareve terroristë që kanë marrë pjesë në rastin e Banjkës janë në liri, ekziston gjithmonë rreziku që të kemi incidente ndoshta s’mund të them fiks si ai i tipit të Banjskës por gjithmonë është e mundur të ketë incidente”, tha Qalaj për FrontOnline.

Ai sugjeroi që ministri Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke lënë Policinë të merret me çështjet e sigurisë. Qalaj theksoi se ndonëse nuk mund të parashikohet një incident i ngjashëm me atë të Banjskës, gjithmonë ekziston mundësia për ngjarje të papritura

“Unë mendoj që ministri i mbrojtjes Maqedonci duhet të fokusohet më shumë në përmirësimin e kushteve të forcës së Sigurisë së Kosovës sesa për çështjes e sulmeve , sepse Policia e ka në dorë këtë punë dhe policia duhet të merret me këto punë”, përfundoi Qalaj.

Shpërndaje në: