Qalaj: Fakti që LVV është në pushtet situata është më keq në raport me partnerët tanë
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se është pro hapjes së urës së Ibrit, por sipas tij duhet të hapet me kujdes në mënyrë që të mos krijohen probleme.
“Çështja e urës është duke u tejzmadhuar, në urë kaqarkullim të qytetarëve, mungon vetëm qarkullimi me vetura, nuk ka pasur nevojë të bëhen ato propaganda që kemi parë, janë cështje populiste, ura duhet hapur por sa i përket cështjes së trafikut është më shumë është simbolikë se sa nevojë, duhet të jemi të kujdesshëm që ura të hapet por të mos krijojmë probleme me partnerët tanë”, deklaroi Qalaj në “Five”.
Qalaj ka thënë se situata në raport me partnerët tanë janë “keq” me Lëvizjen Vetëvendosje në pushtet. Ai shtoi se situata në veri është edhe “më keq” sepse Kosova ka më pak sovranitet në veri sepse detyrat që i kishin institucionet e Kosovës i ushtrojnë KFOR-i ato.
“Fakti që LVV është në pushtet dhe kryeministri Kurti është kryeministër i Kosovës, dhe jo vetëm që veriu është pjesë e dialogut në Bruksel, por janë edhe pjesë që nuk kanë qenë më herët, mendoj që situata është më keq, në raport me partnerët tanë, meqenëse edhe procesi i dialogut ka degraduar, pore dhe rezultatet e marrëveshjeve që janë arrit në Bruksel dhe Ohër janë të degraduara. Situata në veri është me keq, Kosova ka më pak sovranitet në veri për shkak se shumë detyra që i kanë pas Institucionet e Kosovës tash i ushtron KFOR-i, ai ka marrë edhe detyra shtesë në veri të vendit, dhe mendoj që nuk është fare mirë ku aty cdo detyrë duhet kryerë nga policia e Kosovës. Grupe kriminale ka pasur gjithmonë dhe ka, vetëm presin sinjalin e shtetit serb meqenëse ata janë të gatshëm gjithmonë të krijojnë problem, me rëndësi është që Institucionet e Kosovës të jenë prezen”, vijoi Qalaj.