‘Qaj naziste e vogël’ – fansat anglezë komente brutale për fanen e vogël, një tjetër mbledhë 37 mijë euro për të

‘Qaj naziste e vogël’ – fansat anglezë komente brutale për fanen e vogël, një tjetër mbledhë 37 mijë euro për të

Një vajzë gjermane u kap nga telekamerat duke qarë në krahët e babait të saj për humbjen e Gjermanisë kundër Anglisë gjatë ndeshjes së Euro 2020 në 29 qershor.

Duke parë atë imazh, shumë tifozë britanikë u tallën me vogëlushen në rrjetet sociale, duke thënë, ndër të tjera,

“Qaj, naziste e vogël”. Për të treguar se “jo të gjithë njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar janë të tmerrshëm”, një mbështetës i Anglisë, Joel Hughes, ka filluar një mbledhje fondesh për vajzën e vogël. Shifra prej 37 mijë eurosh tashmë është arritur, por britaniku nuk ka arritur ende të gjejë familjen e fëmijës.

Menjëherë pas shfaqjes së fëmijës në ekranin e madh të stadiumit dhe në TV, rrjetet sociale u mbushën me ofendime ndaj saj. Mesazhe si: “Oh jo, shiko vajzën e gjorë gjermane duke qarë”.

Dhe përsëri: “Asnjëherë në jetën time nuk kam qenë më krenar që jam anglez sesa kur dëgjova një pub të mbushur me njerëz duke shpërthyer në duartrokitje pasi pashë një vajzë gjermane 10-vjeçare duke qarë mes turmës”.

Ish-futbollisti Stan Collymore postoi një cicërimë dënimi në të cilën tregoi disa nga shkeljet ndaj vajzës së vogël.

Shpërndaje në: