PZAP-ja urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme, pas ankesës së VV-së

PZAP-ja urdhëron që 21 fletëvotime të shpallen të vlefshme, pas ankesës së VV-së

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim që të pranojë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për parregullsi gjatë numërimit të votave në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

PZAP-ja urdhëroi që 21 fletëvotime nga qendra të votimit të vlerësohen si të vlefshme dhe të përfshihen në rezultatin përfundimtar. Partia në pushtet ishte ankuar për disa fletëvotime, duke thënë se janë shpallur të pavlefshme.

Në arsyetimin e PZAP-së thuhet se më 1 mars ka pranuar ankesë, ku pretendohet nga VV-ja se gjatë procesit të numërimit të votave në QNR në Prishtinë, fletëvotimet janë shpallur të pavlefshme për shkak të një gabimi teknik gjatë shtypjes.

“Sipas parashtruesit të ankesës, theksohet se konkretisht bazuar në dispozitat ligjore në fuqi, votuesi duhet vetë ta shtypë/printojë fletëvotimin nga faqja zyrtare e KQZ-së. Në fletëvotimet përkatëse, gjatë këtij procesi të printimit, vërehet se fletëvotimet nuk janë printuar si të plota, ndonëse vërehet qartë qëllimi i votuesit. Por, meqë ky nuk është rasti dhe votuesi fillimisht ka printuar fletëvotimin në kushte shtëpie, e diktuar ndonjëherë nga formati i dërguar e specifikat krejt teknike e teknologjike, duhet të kihet parasysh se qëllimi i votuesit ashtu siç e përcakton edhe Ligji”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

Ndërsa, në një tjetër vendim, PZAP-ja e ka hedhur poshtë ankesën e subjektit politik Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBK) për parregullsi gjatë administrimit dhe numërimit të votave në Qendrën Komunale në Komunën e Prizrenit.

Shpërndaje në: