PZAP dënon VV-në me 5 mijë euro, shkak një foto e shpërndarë nga Albena Reshitaj

PZAP dënon VV-në me 5 mijë euro, shkak një foto e shpërndarë nga Albena Reshitaj

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar VV-në me 5 mijë euro, pas një ankese të PDK-së.

Kjo pasi Albena Reshitaj, kandidate e VV-së për deputete ka publikuar disa fotografi në një tubim të mbajtur nga Vetëvendosja me simpatizantë, në njërën prej të cilave shihej një parullë ku shkruhej “PROKURORIA E KOSOVËS E KAPUR NGA HAJNAT QEVERIA KURTI I QOI NË GJYKATA 250 LËNDE O DEMME TE GJITHE NË KOSOVE ME 09.02.2025 VOTOJNA 118 ATDHEU NE RREZIK MERGATA VOTON LVV”.

Sipas PZAP, kjo parullë qartazi përmban përmbajtje përçmuese, urrejtëse, denigruese dhe ofenduese nga kandidatja Reshitaj. Kësisoj, sipas PZAP është shkelur Kodi i Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Shpërndaje në: