Puyol me mesazh emocionues për Messin, pas njoftimit të Barcelonës

Puyol me mesazh emocionues për Messin, pas njoftimit të Barcelonës

Kapiteni legjendar i Barcelonës, Carles Puyol, ka përcjell një mesazh në gjithë situatën kaotike lidhur me Lionel Messi dhe ndarjen e rrugëve me Barcelonën.

Gjashtë herë lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi, vazhdon të jetë pa kontratë, dhe duket se sikur asnjëherë më parë është larguar shumë me Barcelonën.

Ligjet e La Liga për limitin e pagave për një skuadër kanë bërë që Leo të mos mund të regjistrohet në skuadër. Barcelona reagoi edhe me njoftim zyrtar duke konfirmuar që Messi nuk është pjesë e tyre.

Pas kësaj, Carles Puyol, ish kapiteni i lojtarit, ka lëshuar një mesazh emocionues në ‘Instagram’.

“Faleminderit shumë për gjithçka Leo. Ne nuk mund të të falënderojmë kurrë për gjithçka që ke bërë për ne. Të dëshiroj të gjitha të mirat”, ka shkruar Puyol, transmeton Periskopi.

Lidhur me situatën e Messi nuk dihet akoma gjithçka. Laporta prite të zbardh situatën sot, në një konferencë shtypi. /Periskopi/

Shpërndaje në: