Putin thotë se nuk ka diskutuar në detaje me Trumpin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nuk ka diskutuar në detaje me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe as negociatorët rusë dhe amerikanë nuk kanë diskutuar në detaje për këtë gjatë takimit javën e kaluar në Arabi Saudite, transmeton agjencia “AP”.
Duke folur në televizionin shtetëror rus, Putin tha se Rusia nuk përjashton që shtetet evropiane të marrin pjesë në marrëveshjen për paqe.
Trump më herët tha se Putin do të pranonte paqeruajtësit evropianë në Ukrainë si pjesë e një marrëveshje potenciale të paqes.