Putin: Sikur Trumpi të kishte qenë president, ndoshta edhe nuk do të kishte luftë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pushimi i Ukrainës ka mund të mos kishte ndodhur kurrë nëse Donald Trump do të ishte president i ShBA-së në atë kohë, raporton “The Guardian”.
Duke i bërë jehonë fjalimeve të Trumpit nga fillimi i kësaj jave, Putini i tha një gazetari të televizionit shtetëror se: “Nuk mund të mos pajtohem me të se nëse ai do të kishte qenë president – nëse fitorja e tij nuk do të ishte vjedhur në vitin 2020 – atëherë ndoshta nuk do të kishte pasur krizë në Ukrainë që u shfaq në 2022”.
Të mërkurën, Trump postoi në “Truth Social”: “Le ta mbarojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë po të isha President! Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e vështirë – dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë”.