Puthni sa më shumë, ka shumë përfitime
Forcon sistemin imunitar: a e dinit se puthja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve? Si është e mundur? Ky veprim mobilizon sekrecionet hormonale që natyrisht kontribuojnë në rritjen e mbrojtjes trupore.
Është antidepresante: puthja shkakton lirimin e oksitocinës nga trupi, hormon i cili ju jep ndjesi të mirë njerëzve dhe i shkarkon nga depresioni, mërzia apo ankthi.
Parandalon problemet kardiovaskulare: stresi është një nga shkaktarët kryesore të disa sëmundjeve, përfshirë këtu kolesterolin e lartë dhe sëmundjet kardiovaskulare. Puthja mund të rrisë normat e rrahjes së zemrës dhe mund të ndihmojë në rregullimin e presionit të gjakut.
Stërvit muskujt e fytyrës: puthja është një “ushtrim” që lëviz deri në 30 muskuj të fytyrës dhe aktivizon qarkullimin e gjakut. Ky mund të quhet një masazh i vërtetë dhe natyral që i bëhet fytyrës.
Parandalon problemet dentare: sipas studimeve të bëra, puthja transferon rreth 40.000 baktere të padëmshme tek personi tjetër, të cilat janë një mekanizëm natyror mbrojtës që vijnë përmes pështymës.
Përshpejton metabolizmin: kur putheni harxhoni kalori, jo vetëm nëpërmjet lëvizjeve të muskujve të fytyrës, por edhe nëpërmjet emocioneve që krijohen. Ky veprim mund të rrisë deri në 70-140 rrahje në minutë. Kjo do të thotë se metabolizmi përshpejtohet.