Puthja e nënës mund ti përcjellë karies fëmijës

Puthja e nënës mund ti përcjellë karies fëmijës

Kur amerikania Rachel Sarah dërgoi vajzën e saj te dentisti për kontrollin e parë, ajo u përballë me një surprizë të madhe.

Jo vetëm që vajza e saj dyvjeçare kishte karies në dy dhëmbë qumështi, por edhe për atë se dentisti i tha se ajo kishte “marrë” kariesin pikërisht nga nëna e saj.

Stomatologu tha se kariesi mund të jetë rezultat i puthjes, përkatësisht se bakteret mund t’i kenë kaluar vajzës nëse nëna e saj ose personi tjetër i rritur e kishte puthur atë në buzë.

Fajtori kryesor është Streptococcus mutans, një bakter që transmetohet nga një person te tjetri duke ndarë peshqirë, lëkurë, gota, ushqim ose puthje në buzë.

Një studim i publikuar në vitin 2008 konfirmoi që nënat janë bartësi kryesor i baktereve mutante nga llojet e streptokokëve te fëmijët.

“Problemi është se nënat puthin fëmijët e tyre në buzë, duke u dhënë atyre baktere, atëherë dhëmbët e tyre janë të parët që do të preken. Është njësoj sikur të keni një ftohje të rëndë, kështu që ju mund ta kaloni virusin te fëmija juaj”, tha Jane Soxman, dentiste pediatrike, transmeton KosovaPress.

Ekspertët tregojnë se bakteret transmetohen nga ata prindër që thjesht kanë prishje të dhëmbëve. Fillimi i kariesit te fëmijët është gjithashtu i lidhur me gjenetikën, higjienën orale, mënyrën e të ushqyerit dhe llojin e ushqimit që merr fëmija.

Përveç kësaj, dentistët paralajmërojnë se bakteret, përveç se sulmojnë dhëmbët e foshnjës, mund të vendosen me vite dhe të sulmojnë dhëmbët e përhershëm, andaj fëmija duhet të dërgohet te dentisti jo më vonë se deri te datëlindja e parë.

Shpërndaje në: