Pushteti sërish bën shkelje kushtetuese, ky është vendimi që Gjykata i dha të drejtë 12 deputetëve të opozitës

Pushteti sërish bën shkelje kushtetuese, ky është vendimi që Gjykata i dha të drejtë 12 deputetëve të opozitës

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendin që të hedh poshtë vendimin e Qeverisë në lidhje me shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, Kimete Gashit, shkruan Periskopi.

Gjykata ka vendosur që kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të lartcekur të Kuvendit është parashtruar në Gjykatë nga Vlora Dumoshi dhe njëmbëdhjetë (11) deputetë tjerë të Kuvendit të Kosovës, bazuar në autorizimet e përcaktuara në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Një vit më parë Kuvendi i Kosovës me 58 vota për ka shkarkuar Kimete Gashin nga pozita e anëtares së bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, konstatoi se për shkarkimin e Kimete Gashit kanë votuar 58 deputetë për, 1 kundër dhe dy abstenime.

Glauk Konjufca dhe deputeti Eman Rrahmani kanë abstenuar.

Njoftim mbi vendimin e Gjykatës

 

Shpërndaje në: